Rajoni/Bota Më shumë

SËDMUNDJE MISTERIOZE: 50 fëmijë kanë ndërruar jetë deri më tani në Indi

Prej tvteuta09:06, 3 Shtator 2021

Që nga fillimi i javës së kaluar fëmijët në disa pjesë të Uttar Pradesh zgjohen me një temperaturë të lartë trupore , dhe djersitur.

Shumë prej tyre ankohen për dhimbje të kyçeve, dhimbje koke, dehidrim dhe nauze. Në disa raste,  raportohet edhe  skuqje e përhapur në krahë dhe këmbë.

Mjekët besojnë se është sëmundja e ashtëquajtur ” ethet e dengit”. Të paktën 50 persona, kryesisht fëmijë, kanë ndërruar jetë nga kjo sëmundje ndërsa qindra të tjerë u shtruan  nëpër spitale. Të gjithë testohen në Covid-19, por asnjë test nuk është pozitiv.
Mjekët besojnë se shkaku kryesor i vdekjes është sëmundja “ethet e Dengit”, një infeksion viral që përhapet nga pickimet e mushkonjave femër.

“Pacientët vdesin shumë shpejt”.

Thuhet që shumicës së pacientëve të shtruar në spital i zvogëlohet numri i trombociteve, gjë që shkakton mpiksjen e gjakut, kjo karakteristikë e “etheve të dengit”.

Neeta Kulshrestha, udhëheqësja e sistemit shëndetësor në rrethin Firozabad, tha se 40 persona vdiqën javën e kaluar, përfshirë 32 fëmijë.

  • 1

    Radio