Rajoni/Bota Më shumë

Së paku nëntë viktima nga përmbytjet në SHBA

Prej tvteuta09:55, 3 Shtator 2021

 

Mbetjet e uraganit Ida shkaktuan shira të furishëm dhe përmbytje në disa pjesë të Shteteve të Bashkuara.

Autoritetet raportuan për së paku nëntë viktima në Nju Jork dhe Nju Xhërsi.

Qyteti i Nju Jorkut shpalli gjendje të jashtëzakonshme, pasi u godit nga reshje rekorde të shiut.

Kryebashkiaku Bill de Blasio tha se qyteti “po përjeton një ngjarje historike të motit”, me “përmbytje brutale” dhe “kushte të rrezikshme” në rrugë.

Pamjet në mediat sociale treguan sasi të mëdha uji që derdheshin në stacionet e metrosë dhe në shtëpitë e njerëzve.

Shteti i Nju Xhërsit gjithashtu shpalli gjendje emergjence.

Shërbimi Kombëtar i Motit tha se ka regjistruar 8 centimetra shi në Parkun Qendror të Nju Jorkut në një orë.

Policia e Nju Jorkut u bëri thirrje njerëzve që të qëndrojnë larg rrugëve, ndërsa Departamenti i Zjarrfikësve tha se po u përgjigjet thirrjeve nga i gjithë qyteti.

Edhe për sot parashihet të mbajë mot kryesisht i kthjellët. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 4 deri në 17, kurse më e larta e ditës prej 18 deri në 29 g. c.

  • 1

    Radio