Savoviq rreth situatës në “Otrant-Olimpic”: Djemtë janë duke luajtur falas
Prej tvteuta15:56, 7 Shkurt 2019
Lojtarët e Otrant-Olimpik filluan me përgatitjet dimërore para fillimit të pjesës së dytë të sezonit të kampionatit të futbollit. Traineri Milija Savoviq tha për TV Teuta se lojtarët janë në gjendje të mirë, por për shkak të gjendjes së dobët financiare, motivimi nuk është në nivel.
“Djemve u takon merita më e madhe pasi bëjnë çmos për të luajtur dhe për t’u paraqitur në ndeshje, edhe pse nuk kanë marrë paga për tre muaj. Kjo nuk është gjë e mirë për sportin në Ulqin, dhe nëse duam që të rinjtë të merren me sport, situata si kjo nuk duhet të ndodhin, thotës Savoviq. Në terrenet sportive “Causheviq”, futbollistës e Otrantit këto ditë luajnë ndeshje miqësore me ekipet që qëndrojnë në Ulqin për përgatitjet dimërore.