Sociale Më shumë

Rruga Ulqin-Krythë mbyllet në mënyrë të pautorizuar. Probleme për transortuesit e nxënësve

Prej tvteuta17:42, 16 Nëntor 2018

Sot rreth orës 12.00 te Ura e Klleznës transportuesit e nxënësve kanë hasur në pengesë kalimi pasi në mënyrë të paligjshme është mbyllur rruga. Ndërmarrja Komunale “Ujësjellës dhe kanalizime” në mënyrë të paligjshme dhe pa kurrëfarë autorizimi ka bërë bllokimin e rrugës rajonale duke ndërhyrë në rrugë me eskavator për të bërë montimin e tubave të ujësjellësit. Artan Alloviq, njëri nga katër transpotuesit e nxënësëve, tha për Televizionin Teuta se ka hasur në një rezistencë arrogante nga punonjësit e NP “Ujësjellës dhe Kanalizime”,të cilët nuk kanë lejuar që të kalojnë edhe pse në këtë orar rruga është e hapur për qarkullim. Në terren ka dalë edhe Policia Komunale dhe shefi i saj Milazim Mustafa konfirmoi për Televizionin Teuta se mbyllja e rrugës është bërë në mënyrë të pa autorizuar.

 

  • 1

    Radio