Rajoni/Bota Më shumë

Rruga e Kombit, nga dhjetori fillon kalimi i makinave me pagesë

Prej tvteuta09:50, 26 Shtator 2017

Nga dhjetori i këtij viti, fillon kalimi me pagesë në Rrugën e Kombit. Për koncesionin, mesatarisht, çdo makinë që do të kalojë në këtë rrugë do të paguajë 5 euro me TVSH, ndërsa koncesionari do të marrë prej vitit të tretë të koncesionit edhe një shtesë prej 5 milionë eurosh në vit (nga viti i tretë deri në atë të 15) si subvencionim të koncesionit.

Projekti parashikon zgjerimin e një segmenti të Rrugës së Kombit, rreth 4 km në hyrje të Tunelit të Kalimashit, nga katër, në gjashtë korsi, ndërsa do të ndërtohen mbi- dhe nën- kalimet, rrethimi dhe çdo element tjetër sigurie në autostradë. Sipas koncesionarëve të mirëmbajtjes së rrugës, për mjetet me ndjeshmëri sociale do t’i jepen bashkisë 100 mijë euro por nuk do të shpëtojnë nga pagesa as banorët e Kukësit.

  • 1

    Radio