Rritet numri i turistëve në muajin qershor
Prej tvteuta09:43, 1 Gusht 2017
Në Mal të Zi në muajin qershor në vendosjen kolektive kanë qëndruar 129 mijë e 92 turistë ose 19.7 me tepër se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat preliminare të MONSTAT-it.
Numri i fjetjeve të realizuara prej 594 mijë e 19 është 16.7 për qind më i lartë se në muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Nga numri i përgjithshëm i fjetjeve në vendosjen kolektive , 91 për qind janë turistë të huaj , kurse 9 për qind turistë vendor, thuhet në kumtesë. Në strukturën e bujtjes së turistëve të huaj në qershor më se tepërmi ka pasur turistë nga Rusia 25.2 për qind, Serbia 13.2 për qind, Polonia 6 për qind e kështu me radhë. Turistët nga vendet tjera kanë realizuar 35 për qind të bujtjeve.