Rritet bilanci në Kosovë, 165 qytetarë të infektuar me COVID-19
Prej tvteuta10:48, 7 Prill 2020
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë mbrëmë ka konfirmuar 20 raste pozitive nga 129 mostra të testuar për COVID-19, duke çuar në 165 numrin e përgjithshëm të të infektuarve. Ndërkohë, një pacient është shëruar plotësisht, duke e ngritur numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 24. Mëngjesin e së hënës, si pasojë e virusit, kanë humbur jetën dy pacientë.