Rajoni/Bota Më shumë

Rreziku për Ballkanin, Stoltenberg në Kosovë: Nuk do lejojmë destabilitet

Prej tvteuta13:47, 20 Nëntor 2023

Vetëm pak ditë pas paralajmërimeve të presidentit ukrainas Volodymir Zelensky mbi rrezikun e një konflikti në Ballkan, dhe pohimeve te tij se këtu do të jetë një Lindje e Mesme e dytë, sekretari i i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka nisur një tur në rajon.

Ai ndaloi sot në Kosovë. Në axhendën e tij ka takime me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, si edhe me kreun e misionit të aleancës, KFOR, Ozkan Ulutash. Me deklaratat e Zelenskyt se Rusia po synon të nxisë një konflikt në Ballkanin Perëndimor, u pajtua edhe Bashkimi Europian, që deklaroi përmes zëdhënësit Petër Stano se edhe Brukseli e ndan këtë shqetësim. Pak përpara vizitës së Stoltenbergut, Bashkimi Europian të dalin me raport publik për t’ia atribuuar Serbisë aktin e agresionit, krimin dhe terrorizmin” duke e lidhur këtë me ngjarjet e 24 shtatorit në Banjska të veriut të Kosovës.

“Kërcënimi nga Rusia dhe Serbia për stabilitetin, paqen dhe sigurinë rajonale po vërehet gjithnjë e më shumë”, ka shkruar ai, teksa përcjell më tej bindjen se “vizita e Stoltenbergut, konfirmon vendosmërinë e NATO-s për të vendosur paqe dhe siguri në Kosovë”.

Që prej sulmit të Banjskës, tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë sheshuar vetëm në sipërfaqe, dhe për këtë, komuniteti ndërkombëtar duket se është krejtësisht i ndërgjegjshëm. Pas ndalesës në Kosovë, kreu i NATO-s do të vizitojë edhe Serbinë. NATO aktualisht ka në Kosovë mbi 4.600 trupa dhe është shprehur e gatshme që të rrisë praninë ushtarake, në kuadër të misionit të KFOR, nëse kjo është e nevojshme.

Sekretari i Përgjithshëm i aleancës mbërriti të dielën vonë në Sarajevë, vizita e tij e parë në Bosnje Hercegovinë, ku përcolli shqetësimin e NATO-s, nga retorika e ndarjes dhe ndikimi rus në rajon. Kjo ishte vizita e parë e shefit të NATO-s në Bosnjë e Hercegovinë, pas të cilës ai do të mbërrijë në Kosovë pasditen e sotme.

  • 1

    Radio