“Riviera e Ulqinit” së shpejti në prokurim publik
Prej tvteuta10 April 2017

Prokurimi publik për privatizimin e “Rivierës së Ulqinit” do të shpallet në dy muajt e ardhshëm, kanë njoftuar për Radiotelevizionin e Malit të Zi nga kjo kompani. Deri tani interesim serioz për qiramarrje kanë treguar kompania Karisma dhe turoperatori i njohur gjerman TUI. Ministri i turizmit dhe zhvillimit të qëndrueshëm , Pavle Radulloviq, tha se ky operator ka kohë që ka munguar në treg, dhe shprehu kënaqësinë që ka vendosur të kthehet. Privatizimi i kompanisë pritet me interesim të madh edhe nga punonjësit e kompanisë si dhe qytetarët , pasi menaxhimi i deritanishëm nuk ka sjellur rezultate të mira.