Ekonomi Më shumë

Realizim rekord i të ardhurave buxhetore

Prej tvteuta10:25, 2 Janar 2018

Sekretari për financa në Komunën e Ulqinit, Sead Osmanoviq, tha për Televizionin Teuta, se sa u përket hyrjeve të buxhetit, viti 2017 mund të cilësohet si rekord, pasi është regjistruar rritje prej mbi 25% në krahasim me një vit më parë. Realizimi i buxhetit operativ është mbi 6 milion euro dhe është realizuar pothuajse plotësisht.

Sipas Osmanoviq, një problem i vazhdueshëm i Komunës janë borxhet që janë grumbulluar me vite dhe që tani në mënyrë të vazhdueshme bllokojnë xhiro llogarinë, duke krijuar kështu jo pak probleme. Sa i përket pagave te prapambetura ndaj puntorëve, ai tha se Komuna do ta mbyll vitin me 2 paga mbrapa, cka përben sukses në krahasim me periudhen e para dy viteve, kur ato ishin në minus 8 paga.

 

  • 1

    Radio