Aktuale Më shumë

Rama, në Berlin diskuton përgatitjet për Samitin që do të mbahet në Tiranë

Prej tvteuta19:40, 7 Mars 2023

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nisi sot vizitën zyrtare në Gjermani, në kuadër të rolit nikoqir të Shqipërisë, në Procesin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor, rol të cilin kreu i qeverisë e mori në Samitin e Procesit të Berlinit, më 3 nëntor 2022.

Rama, fillimisht zhvilloi takim me kancelarin gjerman, me fokus koordinimin në kuadrin e kryesimit të Procesit të Berlinit nga Shqipëria, i cili u pasua nga takimi mes dy delegacioneve, ku temë diskutimi, ndër të tjera, ishte bashkëpunimin dypalësh në fushën e ekonomisë dhe të politikës së jashtme, si dhe mbi procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.  Kryeministri Rama, do të takohet edhe me përfaqësues të lartë të biznesit gjerman, ku do të diskutojë mbi perspektivën e Shqipërisë, në kuadrin e zhvillimit turistik rajonal, si dhe rolin bashkëpunues të Gjermanisë në këtë drejtim, përmes investimeve dhe turistëve të saj.

  • 1

    Radio