Sporti

Sporti Më shumë

Raiçeviq dhe Kyubo fitues të turneut ndërkombëtar ”Cungu & Co Open 2017”

Prej tvteuta6 May 2017

Në klubin e tenisit Bellevue  ka perfunduar turneu ndërkombëtar për grupmosha deri në 14 vjet ”Cungu & Co Open 2017” . Fituesi i këtij edicioni tek djemtë është tenisti nga Mali i Zi Danillo Raiçeviq, i cili në finale   ishte më i mirë se francezi  Gillian Osmont me rezultat 6:4, 4:6, 6:3. Tek vajzat japonezja Kubo Kyoka ishte bindshëm më e mirë se kundërshtaret e saja, dhe pa asnjë set të humbur ka arritur  të shpallet kampione e turneut . Në finale fitoi kundër Fatma Idrizoviq nga Serbia me rezultat 6:1 , 6:2. Edhe një rezultat i mirë për tenistët nga Mali i Zi është vendi i dytë në  konkurencën e çifteve ( double ), ku Danillo Raiçeviq  dhe Petar Jovanoviq  arritën deri në finale, ku u mposhtën nga françezët Osmont dhe Ngijoll Carre me 7:6, 6:2. Finalja e turneut për vajza në double i ka takuar çiftit Rozalija Grunchinsky (POL ) dhe Kubo Kyoka (JAP),  të cilat u ballafaquan me tenistet nga Rusija  Ksenija  Agureva dhe Sofiya Ostrofskaya me rezultat 7:5, 6:0 Shpërblimet për fituesit e turneut i ndau tenisti i  klubit Bellevue Rrezart  Cungu dhe njëherit edhe përfaqësues  i  sponzorit gjeneral të turneut  Cungu & Co.