Rajoni/Bota Më shumë

Qeveria e re izraelite nis bombardimet në Gaza!

Prej tvteuta17:05, 16 Qershor 2021

 

  

Izraeli filloi sulme ajrore në Gaza pasi militantët palestinezë lëshuan balonë zjarrëvënës në Izraelin jugor, njoftoi ushtria izraelite.

Shpërthime të fuqishme u dëgjuan në Gaza gjatë orëve të para të ditës. Një sërë tullumbacesh të zjarrta ishin lëshuar prej andej drejt shtetit hebre, duke shkaktuar shumë zjarre sipas autoriteteve izraelite.

Ky është përshkallëzimi i parë i madh i situatës që prej vendosjes së armëpushimit në 21 maj pas 11 ditë luftimesh të ashpra mes dy palëve që shkaktuan 256 viktima nw radhet e palestinezeve, perfshire 66 femije dhe 13 tw vrare nw izrael.

Edhe në këtë rast, tensionet i ndezi një marshim i nacionalistëve hebrenj në Jeruzalemin e pushtuar lindor të martën, që u pasua nga kërcënime të Hamasit, grupi militant i cili qeveris Gazën.

Qindra ultranacionalistë izraelitë dolën në rrugë, disa duke brohoritur “Vdekje arabëve”, e dukë kërcënuar kështu të rindeznin dhunen vetëm disa javë pas përfundimit të konfliktit, dhe ashtu ndodhi.

  • 1

    Radio