TURIZËM

TURIZËM Më shumë

Qendra e re informative në Shtoj tek hoteli Imperial

Prej tvteuta26 July 2017

Nga Orgnizata turistike e Ulqinit njoftojmë të gjithë qytetarët që nesër me 27.07.2017, fillon me punë Byroad e re informative në Shtoj tek hoteli Imperial. Byrotë informative kanë filluar me punë në vitin 2013, dhe kanë vazhduar me punë edhe gjatë sezonit 2014, 2015, 2016 dhe 2017. Hapja e byrove ka patur një rëndësi të madhe në përmirësimin e cilësisë dhe shërbimit në të gjithë pjesët turistike të qytetit tonë. Në këto byro turistët mund të fitojnë shumë informacione lidhur me çmimet në akomodime hotelerike dhe ato private, për manifestime të ndryshme, aktivitetet dhe ngjarjet gjatë vitit. Poashtu, bëhet edhe lajmërimi i turistëve dhe pagesa e taksës së banimit. Teknologjitë e reja me të cilët janë të pajisur të gjithë byrot mundësojnë që nëpërmjet programit të bëhet një evidentimin konkret i numrit të turistëve dhe strukturës. Me hapjen e kësaj byroje është përfshirë edhe këtë pjesë të Shtojit ku edhe qarkullimi i turistëve është shumë i madh.Të gjithë qytetarët dhe mysafirët do të kenë mundësinë që në këtë byro të bëjnë lajmërimin dhe të marrin informacione të ndryshme për aktivitete dhe ngjarjet në qytet.