Aktuale Më shumë

Pritet shtrenjtim i energjisë elektrike

Prej tvteuta10:04, 3 Dhjetor 2015

Në Mal të Zi gjatë viteve të ardhshme priten shtrenjtime të rëndësishme të energjisë elektrike nëse  edhe një pjesë e objekteve të parapara energjetike do të ndërtohet, ka vlerësuar rrjeti për afirmimin e sektorit joqeveritarë, MANS.

Në MANS kanë theksuar se kjo pritet  duke pasur para sysh se njëra ndër pikat kyçe në fatura për energji është investimi dhe kthimi i tyre në kompanitë energjetike. Në MANS kanë vlerësuar se plani aksionar i qeverisë për strategjinë e zhvillimit të energjetikës gjatë 5 viteve të ardhshme është përplot me vlerësime jo reale dhe projeksione të pa dokumentuara të përfitimeve dhe pothuaj se në tërësi  e hedh poshtë zhvillimin e qëndrueshëm, si koncept i zhvillimit të Malit të Zi.

  • 1

    Radio