Aktuale Më shumë

Premiera e filmit “Trashëgimia kulturore përmes filmit dokumentar” më 13 qershor

Prej tvteuta13:37, 8 Qershor 2023

 SOS TELEFONI – PREMIERA E  FILMIT DOKUMENTAR “TRASHËGIMIA KULTURORE PËRMES FILMIT DOKUMENTAR“ NË HOTELIN “NOBEL”.

 

SOS telefoni për femra dhe fëmijë viktima të dhunës në Ulqin do të organizojë premierën  e filmit dokumentar “Trashëgimia kulturore përmes filmit dokumentar” kushtuar krojeve të vjetra në Komunën e Ulqinit  (Hoteli “NOBEL”, e shtunë, më 13 qershor 2023, ora 18:00)

 

Autore e këtij dokumentari është gazetarja dhe drejtoresha e SOS telefonit në Ulqin Hatixhe Nelaj  e cila është autore edhe e 7 dokumentarëve të tjerë.

Përmes rrëfimeve dhe bisedave me njohës të mirë të trashëgimisë kulturore në këtë dokumentarë janë zbërthyer të vërtetat, rëndësia, legjenda të ndryshme për këtë trashëgimi kulturore .  Dokumentari pasqyron situatën aktuale, gjendjen e mjerueshme të  shumicës së krojeve .

Qëllimi i këtij dokumentari është afirmimi dhe promovimi i burimeve të vjetra, gjegjësisht ngritja e vetëdijes së qytetarëve të komunës së Ulqinit për vlerën  dhe rëndësinë e ruajtjes së krojeve  të vjetra, si dhe aplikimin e tyre në të ardhmen. Projekti realizohet nga SOS telefoni për femra dhe fëmijë viktima të dhunës në Ulqin, përkrahur nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave .

Ekipi realizues i dokumentarit përbëhet nga kameramani profesional   Shaban Bani Bajraktar ndërsa montazhin e ka bërë  Amir Suka. Në këtë dokumentarë janë përfshirë edhe dy gazetarë/e të mirënjohur, Dafina Teliqi dhe Bekim Çoba.

Projekti realizohet nga SOS telefoni për femra dhe fëmijë viktima të dhunës në Ulqin, përkrahur financiarisht  nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave .

Ulqin, më 4  maj 2023                                                                                                   Drejtoreshë ekzekutive

Hatixhe Nelaj

  • 1

    Radio