Politikë Më shumë

Policia bastisi banesën dhe zyrën e Medojeviq

Prej tvteuta09:47, 1 Korrik 2017

Policia e Malit të Zi gjatë ditës së djeshme ka bastisur banesën e njërit prej zyrtarëve të Frontit Demokratik Nebojsha Medojeviq, si dhe zyrën e partisë së tij. Me këtë rast, njoftuan antarët e partisë, policia ka sekuestruar kompjuterë dhe dokumentacioni financiar.

Medojeviq dhe zyrtarë të tjerë të Frontit akoma ndodhen në ambientet e Kuvendit të Malit të Zi, ku sipas tyre do të qëndrojnë për ta mbrojtur atë nga arrestimi. Andrija Mandiq, kryetari i Demokracisë së Re Serbe, ka deklaruar më herët se njerëzit presin të syjnë Podgoricën, por se ato u bëjnë thirrje që të mos e bëjnë. Partitë opozitare URA dhe Demokratët, i kanë bërë thirrje kryeprokurorit Ivica Stankoviq, që të mundësojë që Medojeviq të mbrohet në liri. Medojeviq akuzohet nga Prokuroria Speciale se nëpërmes llogarive të partisë së tij ka bërë pastrim parash gjatë fushatës elektorale.

 

 

foto: rtcg

  • 1

    Radio