Rajoni/Bota Më shumë

Pjestarë të familjes mbretërore saudite mund të jenë infektuar me koronavirus

Prej tvteuta16:15, 9 Prill 2020

Rreth 150 anëtarë të familjes mbretërore të Arabisë Saudite mund të jenë infektuar me koronavirus, sipas një raporti të ri. Infektimi me koronavirus mund të shihet si një pikë kyçe në vendimin e Arabisë Saudite për të shpallur një armëpushim në Jemen, ku Rijadi po lufton me rebelët Houthi të mbështetur nga Irani për shkak të rrëzimit të presidentit të vendit që nga 2015. Mbreti Salman dhe Mohamed bin Salman të dy janë vetëizoluar për të shmangur përhapjen e virusit. Mjekët në Spitalin Special të Mbretit Faisal në Rijad që trajtojnë anëtarët e familjes mbretërore po përgatisin 500 shtretër të tjerë për një fluks të pritshëm të pacientëve. Ministri i Shëndetësisë Tawfiq al-Rabiah ka paralajmëruar se vendi është vetëm në filim të përhapjes së koronavirusit duke parashikuar “minimumi 10,000 deri në maksimum 200,000” të infektuar gjatë javëve të ardhshme.

  • 1

    Radio