Peticion për heqjen e kishës nga Rumia
Prej tvteuta12:28, 22 Dhjetor 2016
Peticioni për largimin e kishës prej llamarine në majen e Rumisë do të nënshkruhet sonte në Bibliotekën Kombëtare “Radosav Ljumoviq” në Podgoricë. Peticioni vjen pas tribunës publike me titull “Shkatërrimi i trashëgimisë kulturore të Malit të Zi”, që do të fillojë sonte në 19 .00 në ambientet e bibliotekës ku gjithashtu do të shfaqet edhe një film i shkurtër dokumentar në lidhje me shkatërrimin e kishave dhe manastireve të Malit të Zi.
Në rrethinën e Tivarit ekzistonte tradita sipas të cilës besimtarët e të gjitha feve çdo vit ngjitnin kryqin në Rumi , traditë e cila zgjati me qindra vjet. Kjo porosi u ndërpre në vitin 2005, kur helikopteri i ushtrisë vendosi me iniciativë të kishës ortodokse serbe, objektin e lartpërmendur në Rumi. Departamenti për Mbrojtjen e Pasurisë Kulturore në Mal të Zi, si një nga masat për mbrojtjen e kultit të Shën Vladimirit propozoi zhvendosjen e kishës, megjithatë, kjo gjë akoma nuk ka ndodhur.