Sporti Më shumë

Perfundoi me sukses Turneu “Miljan Miljaniq”

Prej tvteuta23:14, 26 Qershor 2018

Për të shtatën herë radhazi në fushat e futbollit “Çausheviq”, u mbajt turneu “Miljan Miljaniq”, i cili mblodhi 13 ekipe  të moshave nga 2005 deri në 2010. Pas perfundimit te ndeshjeve  jane shpallur edhe  fituesit: per moshen e vitit 2009 vendin e trete e ka  fituar ekipi  i Akademise nga Ulqini, vendin e dyte ekipi Talenti nga Kacaniku, kurse  vendin e pare Anderba nga Nikshiqi. Ne kete kategori lojtari me i mire eshte shpallur Vukashin Baqoviq nga ekipi i Nikshiqit, golashenuesi me i mire Jon Shehu nga ekipi i Kacanikut dhe  portieri me i mire Zenir Doda nga Akademia e Ulqinit. Ne kategorine e gjenerates 2008 vendin e trete e ka fituar skuadra Arsenall nga Tivari, vendin e dyte Anderba nga Nikshiqi dhe vendin e pare Talenti nga Kacaniku. Lojtari me i mire ne kete gjenerate eshte shpallur Shaban Topolani, golashenuesi me i mire Dion Runijeva dhe portieri me i mire Dushan Sariq. Per gjeneraten e vitit 2005 vendin e trete e ka fituar skuadra Talenti nga Kacaniku, vendin e dyte Anderba nga Nikshiqi dhe vendin e pare Arsenali nga Tivari. Lojtari me i mire eshte shpallur Haris Durakoviq, golashenuesi me i mire Boshko Baqoviq dhe portieri me i mire Besart Elezaga. Poashtu ne fund u ndane edhe mirenjohjet per mbeshtetje te ketij aktiviteti per Komunen e Ulqinit, Tv teuta dhe gazeten ditore “Dan”.

  • 1

    Radio