Aktuale Më shumë

Pensionet në Ulqin, ndër më të ultit në Mal të Zi

Prej tvteuta17:33, 1 Nëntor 2021

Pensionistët në Mal të Zi janë struktura ekonomikisht më e rrezikuara , kjo është veçanërisht e theksuar në komunën më jugore të Malit të Zi, ku jetojnë rreth tre mijë pensionistë dhe një pjesë e tyre kanë të ardhurat më të ulëta. Sipas kryetarit të Shoqatës së Pensionistëve të Ulqinit, Mirash Shkrelja, situata është edhe më e vështirë për ish-punëtorët e kompanive të shkatërruara, të cilët ende presin tu paguhet stazhi i punës për të dalur në pension.

“Ka shumë pensionistë që marrin pensionin më të ulët, kjo për shkak se kanë mbetur pa punë në periudhën e privatizimit, pra praktikisht kanë mbetur në rrugë, pa stazh të paguar. Madje u është dashur të paguajnë edhe shpenzimet e gjykatave.

Në periudhën e kaluar, qeveria ka bërë disa përpjekje për të ndihmuar në formën e përfitimeve të njëhershme për pensionistët më të rrezikuar, qoftë në formën e ndihmës financiare, qoftë në formën e paketave modeste ushqimore. Në anën tjetër, sipas Shkrelës, një ndihmë e tillë nuk është ofruar nga Komuna e Ulqinit.

“Në kohën kur kryetar ishte Gzim Hajdinaga, u liruam nga qiraja e tokës për klubin e pensionistëve dhe na u dha një parcelë në Katërkollë, ku hapëm klubin për pensionistët me ndihmën e Fondit të Sigurimit. Që atëherë askush nuk na ka ndihmuar as nuk na pyesin a kemi nevojë”.

 

Sipas të dhënave të fundit të Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, në Ulqin në muajin gusht kanë marrë një lloj pensioni 3.144 përfitues. Pensioni mesatar në Ulqin në muajin gusht ishte 247.84 euro, dhe është një nga komunat me pensione mesatare më të ulëta, para Tuzit, Andrijevicës, Rozhajës, Plavës, Petnjicës, Gucisë, Mojkovcit.

  • 1

    Radio