Aktuale Më shumë

Parashikohet dërgimi i ushtrisë malazeze në misionin e Kombeve të Bashkuara në Qipro

Prej tvteuta12:11, 7 Maj 2024

Ministri i Mbrojtjes Dragan Krapoviq tha se dërgimi i pjesëtarëve të ushtrisë malazeze në misionin e Kombeve të Bashkuara në Qipro paraqet kontributin e Malit të Zi në sigurinë e përgjithshme, i cili synon të përmirësojë reputacionin e vendit tonë në bashkësinë ndërkombëtare.

“Është gjithashtu një mundësi për të kontribuar për sigurinë dhe paqen në Evropë dhe në botë”, tha Krapoviq.

Krapoviq theksoi se në këtë mision është planifikuar të dërgohen deri në tre pjesëtarë të Ushtrisë së Malit të Zi, me mundësi rotacioni.

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Socialistëve, Nikolla Janoviq, theksoi se misioni i pjesëmarrjes së ushtarëve malazezë në aksione të tilla është më i gjatë se një shekull.

“Në dekadat e fundit, trajnimi dhe profesionalizmi i ushtarëve tanë është demonstruar absolutisht kur ata kthehen nga ato misione,” tha Janoviq.

“Ajo që është e rëndësishme të thuhet është se nuk është vetëm një çështje e sigurisë kolektive, por edhe ekonomike. Është gjithashtu e rëndësishme nga aspekti i anëtarësimit tonë në Bashkimin Evropian,” shtoi ai.

Deputeti i Partisë Demokratike të Socialistëve, Nikolla Rakoçeviq, tha se sot në opozitë janë të gjithë ata që votuan anëtarësimin e Malit të Zi në NATO në vitin 2017 dhe se të gjithë ata që ishin kundër saj janë tani në pushtet.

“Pra, shtrohet pyetja pse ka një rënie prej 12 për qind të besimit në aleancën e NATO-s në Mal të Zi në tre vitet e fundit, sipas Stoltenberg”, tha Rakoçeviq.

Rakoçeviq pyeti pse Gabriel Escobar tha se Mali i Zi nuk është më një anëtar i besueshëm i NATO-s.

“Përgjigja është se ka nga ata në qeveri që në thelb e kundërshtojnë anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, më saktë, Fronti Demokratik”, theksoi Rakoçeviq.

Ai vuri në dukje se FD është ende në parim kundër anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.

Rakoçeviq theksoi se beson se ata që kujdesen për vlerat civilizuese janë në shumicën parlamentare, por se janë në pakicë.

“Sa herë që guxojnë të bëjnë një hap dhe të thonë se në Srbrenicë ka pasur gjenodë, sa herë që për hir të marrëdhënieve të mira fqinjësore duan të ndërtojnë marrëdhënie të mira me Bosnjën dhe Hercegovinën, me Kosovën, atëherë kryetari i Kuvendit publikon një tweet se Qeveria duhet të organizohet dhe e fundit ka të bëjë me rezolutën në Srebrenicë, ku nuk përmendet faji kolektiv i asnjë populli”, theksoi Rakoçeviq.

 

Qëndrimi ndaj Kosovës në Këshillin e Evropës është edhe një herë, thekson Rakoçeviq, bredhja e Malit të Zi në rrugën e tij evropiane.

  • 1

    Radio