Pacolli: Kosova nuk dëshiron territorin e Malit të Zi
Prej tvteuta6 October 2017
Ministri i jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli, deklaroi për Dojçe Vele se Mali i Zi i ka dhënë fund çështjes së demarkacionit por në Kosovë për këtë ekziston opinion i ndarë, çka vërehet edhe në Paërament, prandaj duhet që çështja të zgjidhet me marrëveshje. Ai shtoi se me Malin e Zi për këtë nuk ka kurrfarë konflikti dhe se Kosova nuk dëshiron territor të Malit të Zi.