Sporti Më shumë

Otrant-Olimpik regjistron fitoren e rradhës. Mogren përcillet me katër gola

Prej tvteuta21:58, 15 Nëntor 2015

Në kuadër të xhiros së 9-të të kategorisë së tretë, Otrant-Olimpik priti sot skuadrën e Mogrenit nga Budva.
Gjatë gjithë lojës Otrant tregoi se është skuadër më e mirë, duke mos vënë asnjëherë në pikëpyetje fitoren dhe arriti të shënojë plot katër gola.
Divanoviq, me tre gola, ishte akteri kryesor i ndeshjes, kurse Gurzakoviq vulosi fitoren me golin e katërt.
Drejtori i klubit Filip Joviqeviq, deklaroi për Televizionin Teuta se është shumë i kënaqur me lojën dhe rezultatin e arritur.
Ai vlerësoi punën dhe sakrificën e lojtarëve, nisur nga ato më me eksperiencë, si kapiteni Senikoviq e golashënuesit DivanoviqMollabeqiri, portieri Meqikukiq, organizatorët e lojës Alibegu e Gjinoviq, e deri tek më të rinjtë si Shkrela dhe Rexhoviq.
Ai tha se drejtuesit e klubit po japin maksimumin që cdo gjë të funksionojë në mënyrë profesionale dhe të rregullt. Për momentin janë duke parë mundësitë e dërgimit të të rinjve në një turne ndërkombëtar në Maqedoni, i cili do të mbahet në fund të muajit, si dhe seniorët në turneun ndërkombëtar në Shqipëri, ku do të marrin pjesë skuadrate kategorive të para vendase, si dhe klubet nga Kosova e Maqedonia.

Drejtori Joviqeviq tha se synimi i klubit është ngjitja në kategorinë e dytë. Për këtë ai kërkoi mbështetjen e qytetit dhe tifozave, dhe premtoi se përkrahja e tyre do të shpërblehet me lojë dhe rezultate të mira.

  • 1

    Radio