Sporti Më shumë

Otrant-Olimpik fitues i Kupës “Pavarsia 2015” (Foto)

Prej tvteuta11:53, 29 Nëntor 2015

Kupa “Pavaresia”, ka mbyllur ne Durrës, edicionin e saj të 7-të, Në të morën pjesë katër klube: “Ferronikeli” i Kosovës,  “Shkendija” e Tetoves,  “Otrant” e Ulqinit dhe “Partizani B”.

Aktiviteti filloi dje në orën 12.00 me ndeshjen “Otrant” kunder “Shkëndisë” së Tetovës. Ekipi nga Ulqini arriti të dalë fitues duke shenuar nje gol me anë të fatmir Mollabeqirit që i coi ata në finale.

Në gjysëmfinalen e dyte “Partizani B” fitoi me të njejtin rezultat 1-0 kunder “Ferronikelit” të Kosovës. Në finale “Partizani B” u ndesh me “Otrant”.

Takimet dhe ceremonine e dorezimit te medaljeve moren pjese zvPresidenti i FSHF Lutfi Nuri dhe anetari i Komitetit Vasil Bici. Te ftuar nderi ishin Presidenti i Federates se Kosoves Fadil Vokrri fhe zvPresidenti Agim Ademi.

Ndeshja finale u fitua nga Otrant i cili mundi 3-0 “Partzanin B”, me gola të Benjamin Rexhës, Fatmir Mollabeqirit dhe Mehemt Divanoviq, dhe u shpall fituese e edicionit të 7 të Kupës ” Pavaresia”.

Ekipi “Fair Play është shpallur “Shkëndija” e Tetovës, ndërsa lojtari më i mirë i Turneut u shpall Mehmet Divanoviq i “Otrant” të Ulqinit.

 

  • 1

    Radio