Sociale Më shumë

Nuhoxhiq: Situata e sigurisë është e kënaqëshme

Prej tvteuta16:05, 25 Dhjetor 2017

Ministri i Punëve të Mbrendshme i Malit të Zi, Mevludin Nuhoxhiq, tha se gjendja e sigurisë në Mal të Zi mund t cilësohet e kënaqëshme. Ai shtoi se në gjashtë muajt e fundit janë regjistruar rezultate të mira në luftën kundër krimit, dhe se ai është në nivel më të ulët se një vit më parë.

Statistikat tregojnë se policia ka arritur të parandalojë 8 vrasje, janë zbardhur 71% e akteve kriminale për të cilët nuk dihej autori, janë zbuluar 215 aktivitete kriminale të lidhur me shpërndarjen e drogave, si dhe janë sekuestruar 4 tonë narkotikë, tha Nuhoxhiq. Ai tha se për vitin që vjen prioritet do të jetë lufta kundër dhunës ndaj grave.

  • 1

    Radio