TURIZËM Më shumë

NP “Të Mirat Detare”: Apel të fillohet me rregullimin e plazheve

Prej tvteuta15:35, 11 Prill 2017

Ndërmarrja Publike “Të Mirat Detare” u bën thirrje qiramarrësve të objekteve në zonën e të mirave detare por edhe ndërmarrjeve komunale, që urgjentisht të fillojnë me pastrimin dhe rregullimin e zonës bregdetare, në mënyrë që të jetë gati për mysafirët të cilët vijnë në periudhën para sezonit.

Qiramarrësit e plazheve, në bazë të kontratave të vlefshme nga viti 2016 janë të obliguar ti mirëmbajnë plazhet të  pastërta gjatë gjithë vitit, sidomos në periudhën e para-sezonit, si dhe të marrin masa që ato të vendosen në funksion që prej 1 majit. Inspektorët e zonës bregdetare në të ardhmen do të intensifikojnë kontrollet në terren dhe në komunikim të drejtpërdrejtë me qiramarrësit do të përcaktojnë masat konkrete të rregullimit që do të ndërmirren, thuhet nga “Të Mirat Detare”.

  • 1

    Radio