Aktuale Më shumë

Nishani: Terrorizmi nuk do të triumfojë

Prej tvteuta10:12, 26 Mars 2016

Duke iu referuar sulmeve që goditën Francën dhe Belgjikën së fundmi, kreu i shtetit shqiptar Bujar Nishani, tha se terrorizmi nuk do t’ia dalë të triumfojë, pasi përballë ka individë dhe kombe që mbështeten tek vlerat njerëzore.

“Fatkeqësisht, kohët dhe ditët e fundit këto vlera të qytetërimit, vlerat dhe parimet mbi të cilat ngrihet dhe funksionon frankofonia, janë vënë përballë antivlerave, terrorit dhe dhunës çnjerëzore që ka goditur dhe vazhdon të godasë vende të ndryshme në Evropë dhe më gjerë, duke u përpjekur të ngjallë një klimë frike dhe paniku midis nesh. Unë jam i sigurt se grupet terroriste nuk do t’ia dalin, jo thjesht dhe vetëm sepse ne të gjithë së bashku jemi më të fortë ushtarakisht, por sepse ne jemi më të fortë pikërisht se besojmë dhe mbështetemi tek vlerat njerëzore”, ka thënë ai.

  • 1

    Radio