Sociale Më shumë

Nik Gjeloshaj: Edhe një hap u krye!

Prej tvteuta14:32, 25 Prill 2017

Këshilli për sisteme politike i Kuvendit të Malit të Zi në mbledhjen e sotme, shqytoi ligjet mbi formimin e Komunës së Tuzi. Prezentimin e ligjeve të Komunës para Këshillave të Kuvendit të Malit të Zi, në emër të Ministris së Administrimit Publik e bëri Nik Gjeloshaj. Fjala është për  ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për organizimin territorial të Malit të Zi dhe projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi Kryeqytetin. Komisioni pas deklarimit njëzëri miratoi ligjet. /Malësia.ME/

  • 1

    Radio