TURIZËM Më shumë

Nga data 19-të deri me 22 prill OT në panairin e Prishtinës

Prej tvteuta19 April 2017

Nga data 19-të  deri më 22 prill Organizata Turistike e Ulqinit do të marrë pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit dhe Sportit 2017 që do të mbahet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Drejtori i Organizatës Turistike Fuad Haxhibeti, deklaroi për televizionin Teuta se ky panair është me shumë rëndësi për Komunën e Ulqinit , sepse nga ky destinacion vijnë turistët potencial. Në përbërje të këtij delegacioni do të jetë edhe kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu i cili do të jetë prezent në media të shumta të Kosovës,ku do të bëjnë prezantimin e ofertës turistike të Komunës sonë. Në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit dhe Sportit do të ekspozohen pika të reja turistike të shumta të cilat prezantohen nga Agjencitë Kombëtare të Turizmit si nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Kosova Lindore dhe më gjerë.