Aktuale Më shumë

Nesër nata e Beratit

Prej tvteuta12:18, 5 Mars 2023

Nata e Beratit, ose nata e pesëmbëdhjetë e muajit Shaban ku edhe bëhet përgaditja për muajin e madhërueshëm të Ramazanit. “Kalojeni natën e pasëmbëdhjetë të muajit Shaban me lutje e adhurime, ndërsa të nesërmen me agjerim” janë këto fjalët e pajgamerit Muhamedit as të cilat i kujton kryeimami i Bashkësisë Islame, Ali Bardhi i cili foli për rëndësinë e natës së Beratit.

Këtë vit kjo natë i takon me datë 6 mars dhe ka tre praktika interesante spjegon Bardhi. “E para është që Pejgamberi e ka agjëru çdo herë ditën e hane, sepse në atë ditë ka lindur, e dyta prej praktikave është ajo që hana është e plotë, si dhe e treta nata e pesëmbëdhjet e muajit Shaban” thotë kryeimami.

Ai shton që lutjet dhe adhurimet gjatë kësaj nate duhen të jenë edhe më të shumta dhe që veprat e mira të mbizotërojnë.

  • 1

    Radio