Aktuale Më shumë

Në Tuz deri në orën 12 kanë votuar 23.39 për qind e votuesve

Prej tvteuta13:49, 5 Mars 2023

Për herë të dytë që kur morën statusin e komunës së pavarur, qytetarët e Tuzit zgjedhin pushtetin lokal. Në zgjedhjet e sotme në atë komunë garojnë katër koalicione dhe tri lista të pavarura. Të drejtë vote kanë 12.387 votues dhe qendrat e votimit janë të hapura nga ora 07:00 deri në orën 20:00.

Në zgjedhjet lokale të mbajtura në Tuz deri në orën 12 të mesditës kanë votuar 23,39 për qind e votuesve, bëjnë të ditur Komisioni Komunal i Zgjedhjeve.

  • 1

    Radio