Sporti Më shumë

Në Ligën e parë botërore për të rinj morën pjesë dhe dy karatistë nga Ulqini

Prej tvteuta15:47, 30 Maj 2018

Liga e parë botërore për të rinjë e cila u mbajt në Sofije të Bullgarisë mblodhi karatistët nga e gjithë bota. Në mesin e 1858 garuesve  morën pjesë dhe 2 garues nga Ulqini, Leona Markiq e klubit të karatesë “Champion” dhe Art Ujkashi i klubit “Albulena”.

U paraqitën në disiplinën e luftrave dhe arritën të lënë përshtypje tek  organizatorët. Argon Ujkashi, njëri ndër udhëheqësit e grupit, thotë se Arti dhe Leona shkëlqyen në arenën botërore edhe përkundër konkurencës së madhe  dhe përballjes me garues të cilët janë shumë të suksesshëm. Leona Markiq edhe pse 14 vjeçe është e kënaqur që ishte pjesë e kësaj gare të rëndësishme e cila i ndihmoj të ndjejë frymën e dhe atmosferën botërore. Pjesa e dytë e kësaj gare do të mbahet në fund të muajit qershor në Kroaci, ku përsëri do të marrin pjesë Leona edhe Arti.

  • 1

    Radio