Aktuale Më shumë

Ndërron jetë futbollisti i madh, Fadil Vokrri

Prej tvteuta16:44, 9 Qershor 2018

Mëngjesin e sotëm Fadil Vokrri, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare pas një ataku kardiak. Një nga yjet e futbollit kosovar dhe jo vetëm, Vokrri, prej shkurtit të vitit 2008 ishte zgjedhur president i Federatës së Futbollit të Kosovës duke qenë protagonisti kryesor i njohjes së futbollit kosovar nga organet më të larta të futbollit botëror si FIFA dhe UEFA.

Fadil Vokrri ka qenë dhe një prej futbollistëve më të mirë të Kosovës dhe të ish-Jugosllavisë së atyre viteve. Mesazhe ngushëllimi për familjen kanë dërguar presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, si dhe personalitete të tjera të cilët kanë shprehur tronditjen për shuarjen e parakohëshme të futbollistit të njohur. Fadil Vokrri do të varroset nesër në Prishtinë në orën 17.00.

  • 1

    Radio