Mustafa: Vendimi i PDK-së për ta përkrahur mocionin ishte i gabuar
Prej tvteuta09:47, 26 Maj 2017
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa, e ka quajtur të gabuar vendimin e PDK-së për t’u tërhequr nga koalicioni me LDK-në dhe e ka quajtur amatoresk dhe të papjekur vendimin për dhënien e përkrahjes së mocionit për rrëzimin e qeverisë.
Këto komente Isa Mustafa i ka bërë në intervistë për RTK-në. “Ne kemi pasur zotime të dyanshme edhe të shkruara por edhe të demonstruara se koalicioni do të vazhdojë dhe do të përfundojë në kohën e mandatit. Skam pasur arsye të dyshoj për prishje të koalicionit, sepse koalicionin nuk e kemi lidhur për shkak të themi simpative ndërmjet këtyre dy subjekteve tona politike, për faktin se ne jemi rivalët kryesor politikë në këtë vend.
Por kemi vlerësuar se në një moment të tillë vendit i nevojitet një koalicion i tillë që do të zgjidhte disa prej sfidave me të cilat jemi ballafaquar dhe ballafaqohemi”, ka theksuar Mustafa.
/www.telegrafi.com/