Sociale Më shumë

Mungesa e planeve urbanistike vazhdon të pengojë zhvillimin e Ulqinit

Prej tvteuta09:55, 17 Nëntor 2018

Mungesa e planeve urbanistike, sidomos i zonave atraktive dhe strategjike të Ulqinit, paraqet pengesë për zhvillimin e qytetit, tha për TV Teuta  sekretari për urbanizëm Mehmet Milla. Objekti dhe ashensori në muret e Kalasë janë vetëm disa nga ndërtesat problematike, por edhe në pjesët e tjera të qytetit ekzistojnë probleme të tilla, pasi kanë munguar planet urbanistike, theksoi Milla.

Ai njoftoi se Sekretariati për urbanizëm ka nisur iniciativë për miratimin e planeve urbanistike , por miratimi i tyre tashmë varet edhe nga Ministria e zhvillimi të qëndrueshëm dhe turizmit.

  • 1

    Radio