Sociale

Sociale Më shumë

Moti i acartë solli dëme në të mbjella bujqësore

Prej tvteuta13 January 2017

Këshilltari për bujqësi pranë Komunës së Ulqinit Omer Dragovoja i tha televizionit Teuta se dëmet nga temperaturat  e ulëta ekstreme , erërat dhe ngricat janë të konsiderueshme në komunën e Ulqinit. “Gjer më tani kemi pasur dhjetë kërkesa, kryesisht  vijnë nga bujqit që kanë pasur dëme në serat e tyre,pra në kulturën e të mbjellurave me zarzavate. Dëme kanë pasur edhe në plantazhe të ndryshme,por akoma është heret të flitet,meqenëse do të bëhet inspektimi dhe vlerësimi i dëmeve në ditët në vijim “  shtoi Dragovoja.