Sociale Më shumë

Mosnënshkrimi i marrëveshjes rrezikon furnizimin e rregullt me ujë gjatë sezonit veror

Prej tvteuta21:58, 1 Janar 2018

  Drejtori i ndërmarrjes publike „Ujësjellës Kanalizime „ Fehim Avdiu deklaroi për televizionin Teuta se nënshkrimi i marrëveshjes me Ndërmarrjen Publike „Ujësjellësi Regjional“ për furnizim me ujë në sasi të caktuara akoma nuk është nënshkruar, ndërkaq afati i nënshrimit skadon më 31 dhjetor të këtij viti në mesnatë

„Ky problem duhet të analizohet me më shumë përgjegjësi ,sidomos nga kryetari i Komunës,që të dakordohemi rreth kësaj çështjeje ,ashtu siç jemi pas marrë vesh që Komuna të jetë bartëse e një pjese të shpenzimeve të humbjes së ujit, të jetë edhe ajo pala që do të nënshkruaj marrëveshjen,por deri tani nuk kemi sinjale që Komuna ka vullnet për të nënshruar këtë marrëveshje“ u shpreh ka thënë Avdiu.

Sipas fjalëve të drejtorit Avdiu, ndërmarrjes komunale nuk i ka mbetuar asgjë tjetër por t’i dërgoi kërkesë për çkyçjen nga ky ujësjellës.Nëse nuk do të ketë lëvizje tjera Komuna e Ulqinit do të furnizohet nga burimet e veta që posedon,të cilat gjatë sezonit verorë rrezikojnë furnizimin me ujë,

Uji që merret nga ky ujësjellës Ndërmarrjes Komunale i kushton 240 mijë euro.

  • 1

    Radio