Rajoni/Bota Më shumë

Microsoft: Sulmi kibernetik të trajtohet si “thirrje për tu zgjuar”

Prej tvteuta10:02, 15 Maj 2017

Sulmi kibernetik që ka goditur 150 vende që nga e premtja duhet të trajtohet nga qeveritë anembanë botës si një “thirrje zgjimi”, thotë Microsoft. Gjiganti informativ tha se dobësitë e programeve të grumbulluara nga qeveritë kishin shkaktuar “dëm të përhapur”. Shumë ekspertë nga shumë kompani kanë punuar gjatë fundjavës për të parandaluar infeksione të reja, shkruan BBC.

Virusi mori kontrollin e dosjeve të përdoruesve dhe kërkonte pagesa prej $ 300 për të rivendosur qasjen. Përhapja e virusit u ngadalësua gjatë fundjavës, por afati mund të jetë i shkurtër, thanë ekspertët. Deri më tani janë prekur më shumë se 200,000 kompjuterë për me fillmin e javës pritet që që ky numër të rritet më shumë.

  • 1

    Radio