Rajoni/Bota

Rajoni/Bota Më shumë

Merkel merr mandatin e katërt

Prej tvteuta25 September 2017

Kancelarja gjermane Angela Merkel është rizgjedhur për të marrë drejtimin e vendit për herë të katërt. Konservatorët e kancelares Angela Merkel kanë siguruar një mandat të katërt radhazi në pushtet në zgjedhjet që sollën një parti të së djathtës ekstreme për të parën herë në parlament në më shumë se gjysmë shekulli. Blloku konservator i Merkelit, Kristian-Demokratët dhe aleatët e tyre bavarezë, Unioni Kristian-Social, morën 32.5 për qind të votave, sipas një exit-polli të transmetuesit publik gjerman, ARD, që e bën atë grupin më të madh parlamentar. Socialdemokratët fituan rreth 20% të votave kurse Alternativa për Gjermaninë, AfD, formacion ky i ekstremit të djathtë, nacionalist dhe anti-islam, ka tronditur skenën politike duke dalë i treti dhe duke hyrë për të parën herë në parlament me 13.5 për qind të votave. Në parlament kanë hyrë edhe Liberal-demokratët e Lirë, Të Gjelbërit dhe “E Majta”.