Mediat botërore kritikojnë Trump për shtyrjen e Markoviq
Prej tvteuta26 May 2017
Gjesti i presidentit amerikan Donald Trump , ku duket se qëllimshëm e shtyri kryeministrin e Malit të Zi Dushko Markoviq , ka ngjallë reagime nga mediat botërore, të cilat kryesisht e kanë cilësuar si gjest arrogant. Trump u kritikua edhe për mënyrën e çuditshme të përshëndetjes me presidentin Francez Emanuel Makron. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Shon Spajser, tha se nuk e ka parë incidentin, por supozon se Trump ka dashur të zërë vendin e parashikuar për të.