Politikë Më shumë

Mbreme u mbajt takimi I Koalicionit “Shqiptaret te Vendosur”

Prej tvteuta12:57, 5 Nëntor 2016

Mbreme ne Ulqin perfaqesuesit e Koalicionit “Shqiptaret te Vendosur” kane mbajtur takimin punues lidhur me harmonizimin e platformave te perbashketa te cilat do ti prezantojne ne bisedimet ne mes te pakicave dhe bisedimet per formimin e qeverise se ardhshme. Kryetari i Forcës së Re Demokratike Nazif Cungu, tha për televizionin Teuta se para disa diteve në adresë të koalicionit “Shqiptarët të vendosur” ka ardhur  nje ftese nga opozita, por e cila nuk ka te beje me oferten e cila eshte prezantuar ne media. Sa i përket ofertës së dytë të bërë publike nga Dritan Abazoviq, sipas së cilës pakicave u ofrohet ta formojnë qeverinë të vetme, Cungu tha se për këtë nuk kanë pasur as ofertë as ftesë zyrtare për bisedime, prandaj edhe nuk e kemi diskutuar ne takimin e koalicionit  “Shqiptaret te vendosur”.

 

  • 1

    Radio