Sociale Më shumë

Mbeturina dhe rrugë të paasflatuara

Prej tvteuta15:40, 17 Shtator 2015

Mirësevini ne Ulqin, panaire, reklama, çdo gjë në fillim të sezonin turistik, me qëllim që të ndahemi sa më të kënaqur nga tre muaj të stinës së verës edhe pse tashme jemi mësuar me përgjysmimin e saj në pothuajse një muaj e gjysëm përfitime gjatë sezonin verorë. Dikush më pak i kënaqur, e dikush më shumë, punë me orare të zgjatura, megjithatë prap mund të themi një sezon i kënaqshëm turistikë, të paktën në bazë të statistikave nga organizata turistike e deri tek vetë pronarët e lokaleve që kemi sjellë edhe në emisionet e kaluara. Por, a e pyesim ndonjëherë veten se a u ndanë te kënaqur pushuesit me ne? Siç duket tani kur nuk ka fluks të madh të njerëzve vërehen më së miri mangësitë dhe po të vihemi në vendin e tyre nuk do te ndjenjim një kënaqësi të madhe.
Mbeturina, parregullësi, fajtor organe përkatëse, e pse jo fajtor edhe secili individ banore në këtë qytet bregdetarë.
Buna vendi ku merret një jeësë e mire e të hollave, pasi frekuentohet shumë edhe nga turistë evropian “zbukurohet” me mebturina.Për të lënë Bunën vazhdojmë në plazhin e madh, aty ku gjatë sezonit verorë ka një numër të konsiderueshëm të pushuesve, siç duket kjo gropë e stërmadhe ka qenë mënyra që ka ngadalësuar shpejtësinë e automjeteve në këtë pjesë të qytetit.
Vazhdojmë më posht ulemi në plazhë të vogël , ato pushues që kthehen pas disa viteve në Ulqin shohin një paqsqyrë të re, kalldramin, por mund të themi në gjuhën popullore se ata që ja patën ndi lezetin ishin vetëm pushuesit të cilët e shkelën në sezonin e parë, sepse më pas nuk e di a je duke shkelur në një rrugicë disa dekadëshe. Mija euro të shkuara dëm.
Ulemi më poshtë në molen e plazhës së vogël , tashmë është bërë traditë që mbetjet në Ulqin të qëndrojnë në vende ku nuk e kanë vendin pme muaj të tërë. Hekurat e liftit jo të dëshiruar presin që të përpihen nga një valë e madhe e detit.
Me të vërtetë që duhet të jemi optimist, por jo të mbyllim sytë aty ku i kemi problemet. Ulqini, te deti te mbreti. Edhe pse nuk pretendojmë për arë dhe florinjë si të mbretit, të pakten të kemi rrugë të asfaltuara e pastërti. Me shpresën që kjo kritikë redaksionale te bijë në veshin e duhur dhe që sezoni I vitit 2016 të na gjejë më të përgaditur.

  • 1

    Radio