Rajoni/Bota Më shumë

Masat e reja në Kosovë

Prej tvteuta14:46, 30 Gusht 2021

Duke nisur nga dita e sotme, Kosova ka vënë në fuqi masat e reja dhe në territorin e saj mund të futesh vetëm me vaksinë ose test Covid.
Masat e reja anti-COVID do të zbatohen deri me datë 13 shtator për të gjithë personat që do të futen në Kosovë.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar masat e reja të vendosura nga Republika e Kosovës për hyrjet dhe daljet në pikat e kalimit kufitar duke njoftuar qytetarët shqiptarë se mund të kalojnë vetëm me çertifikatë vaksinimi ose test PCR negativ ,dëshmi se personi ka kaluar COVID-19.
Test i shpejtë antigjen negativ, vlefshmëria jo më shumë se 48 orë nga bërja e këtij testi.
Nga ky rregull përjashtohen personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova brenda 3 orëve

  • 1

    Radio