Politikë Më shumë

Mali i Zi ka rol konstruktiv në ruajtjen e paqes në rajon

Prej tvteuta09:57, 22 Shtator 2017

Mali i Zi jep kontribut aktiv në ruajtjen e paqes dhe të sigurisë në rajon kurse marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal janë prioritet i rëndësishëm i politikës së jashtme, ka theksuar presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq.

Ai, në debatin e përgjithshëm të seancës së 72-të të Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka theksuar se Mali i Zi, u është përkushtuar vlerave të kësaj organizate.. Jemi të përkushtuar për bashkëpunim multilateral dhe afirmimin e organizatave ndërkombëtare të cilat i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit , ka theksuar Vujanoviq. Ai, ka shtuar se për Malin e Zi, është shumë i rëndësishëm fakti se është anëtari i 29-të i Aleancës veri-atalantike.

  • 1

    Radio