Politikë Më shumë

M.Zenka: Shoqëria malazeze respekton të drejtat e pakicave

Prej tvteuta09:55, 22 Prill 2017

Shoqëria malazeze  me shembullin e vet si shoqëri multinacionale dhe multikulturore ,  është dëshmi e demokratizimit të saj, ka deklaruar  ministri për të drejtat e njeriut dhe pakicave Mehmet Zenka. Ai gjatë qëndrimit të djeshëm  në Kosovë ka biseduar me ministrin e arsimit, shkencës dhe teknologjisë , Arsim Bajrami lidhur me çështjet e bashkësisë shqiptare në Mal të Zi , me theks të veçantë në shkollimin në gjuhën shqipe në Mal të Zi. Zenka , siç është njoftuar nga ministria , ka pohuar se Mali i Zi si vend demokratik i kushton kujdesin e duhur respektimit dhe mbrojtjes së drejtave të njeriut dhe të pakicave dhe në veçanti është e kujdesshme për pozitën e popujve pakicë.

Ministri Bajrami , siç thuhet në kumtesë , ka theksuar se Kosova e përkrah bashkësinë shqiptare në Mal të Zi në lëmin e arsimit, përmes teksteve shkollore , kuotave për student por edhe duke mundësuar aftësimin e mësimdhënësve për shkollat e mesme dhe në fushat tjera. Delegacioni malazezë i udhëhequr nga ministri Zenka , ka vizituar Universitetin në Prishtinë  ku ka biseduar me rektorin, Marian Ademi,  lidhur me përforcimin e mëtejmë të bashkëpunimit.

  • 1

    Radio