Rajoni/Bota Më shumë

Kurti takon disa nga kryetarët e komunave: Masat duhet të zbatohen me përpikëri

Prej tvteuta15:46, 31 Gusht 2021

 

Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë mbajtur takim me disa nga kryetarët e komunave të Kosovës, për të diskutuar rreth situatës me COVID-19.

Kryeministri tha se masat kundër virusit COVID-19, të ndërmarra së fundmi nga qeveria janë të domosdoshme, por për të qenë të mjaftueshme në arritjen e qëllimit, ato duhet të zbatohen në përpikëri.

“Nevojitet bashkëpunim i ngushtë ndërmjet Qeverisë dhe komunave, sidomos në mes të Policisë, inspektorëve komunalë dhe inspektorëve të AUV-it”, është shprehur ai, transmeton Klankosova.tv.

Në takim ishin të pranishëm kryetarët e 12 komunave të Kosovës, të cilët njoftuan për vështirësitë teknike që kanë në komunat e tyre në përballje me pandeminë.

Në anën tjetër këtë të martë Asociacioni i Komunave të Kosovës u ka bërë thirrje kryetarëve të komunave që të mos shkojnë në takimin e thirrur nga Kryeministri Kurti.

  • 1

    Radio