Aktuale Më shumë

Kosova me qasje të re ndaj dialogut me Serbinë

Prej tvteuta15:11, 19 Janar 2017

Qeveria e Kosovës do ta mendojë sërish ridefinimin e formatit të dialogut me Serbinë, konfirmojnë zyrtarët e ekzekutivit të vendit. Faton Abdullahu, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës thotë për Radion Evropa e Lirë se për të qenë Kosova faktor stabiliteti dhe për të ndjekur politikat e normalizimit të marrëdhënieve fqinjësore në rajon, si dhe për të qenë korrekte në hapat e saj drejt integrimeve evropiane, ajo është e obliguar të dialogojë.

Por, sipas tij, dimensioni i ri i veprimeve dhe retorikës nga autoritetet e Serbisë, e sidomos veprimet, siç i quan ai, provokuese, siç janë: treni provokues, ndërtimi i murit joligjor në Mitrovicë të veriut, si dhe fletë-arrestet e pakuptimta të lëshuara nga shteti serb, sikurse në rastin e ish kryeministrit Ramush Haradinaj, e shtyjnë Qeverinë e Kosovës të mendoj se si do t’i qaset tash e tutje dialogut me këtë shtet. “Duam që Bashkimi Evropian ta kuptojë se me çfarë Serbie të re po ballafaqohemi dhe të na ndihmojë që ta ridefinojmë këtë dialog”, ka thënë Abdullahu.

  • 1

    Radio