Sociale Më shumë

Kontrata me farmacitë private u shkëput sepse u mbaruan fondet

Prej tvteuta11:53, 16 Dhjetor 2015

Kontrata me farmacitë private është shfuqizuar para skadimit të saj sepse mjetet e dedikuara për këto qëllime janë shpenzuar para afatit të paraparë , me 31 dhjetor, ka deklaruar ministri  i shëndetësisë, Budimir Shegrt, në mbledhjen e djeshme  të Parlamentit të Malit të Zi.

Deputeti Radosav Nishaviq, e ka pyetur ministrin Shegrt, se cili është shkaku për shfuqizimin e kontratës me barnatoret private  para afatit të kontraktuar, dhe sa është borxhi i fondit ndaj farmacive private për këtë kohë dhe a është bërë shlyerja e tij .

Sipas shkresës së Fondit për sigurimin shëndetësor të Malit të Zi prej 14 dhjetorit , siç ka theksuar ministri, Fondi i ka shlyer të gjitha obligimet e dorëzuara ndaj farmacive private dhe se të gjitha pagesat realizohen brenda afatit.

  • 1

    Radio