TURIZËM Më shumë

Komuna mobilizohet në pritje të koncertit të Merlin

Prej tvteuta09:48, 29 Korrik 2017

Në Komunën e Ulqinit u mbajt takime mes përfaqësuesve të Komunës së Ulqinit dhe shërbimeve lokale me pronarët e Perla Beach të cilët janë organizatorë të koncertit të Dino Merlinit në Ulqin më datën 5 gusht. Në takim është konstatuar që ky evenimet ka rëndësi të madhe për ofertën turistike të qytetit, andaj Komuna maksimalisht do të përkrah organizimin e tij.

Në koncert priten të marrin pjesë rreth 20 mijë vizitorë. Në takim morrën pjesë nënkryetarët Arian Murati dhe Hadixha Gjoni, kryeshefi i Policisë, Sead Gjozoviq, drejtori i Organizatës turistike, Fuad Haxhibeti, drejtori i NP “Veprimtaritë Komunale” Skender Kaleziqi, kryeshefi Policisë Komunale, Saubih Mehmeti, dhe kryeshefi i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Flamur Selloviq.

  • 1

    Radio